Loading...

Barcelona fiton me lehtësi ndaj Malagas edhe pa Lionel Mesin

Barcelona ka fituar me lehtësi ndaj Malagas në shifrat 2-0. Blaugranët e nisën furishëm, teksa Luis Suarez zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të pas një aksioni fantastik.

Goli që do të vuloste fitoren erdhi në minutën e 28-të nga Kutinjo me thembër, pas një asisti të Dembele.

Dy minuta më pas dalja me karton të kuq të Garcia vulosi gjithçka.

Që nga ai moment Barça e kishte shumë të thjeshtë të kontrollonte lojën, si dhe energjitë duke parë që ka një ndeshje shumë të rëndësishme për të luajtur ndaj Çelsit në mesjavë.

https://streamable.com/te4im

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com