Loading...

Greqia jep alarmin: Jemi pranë luftës me Turqinë!

Greqia dhe Turqia gjenden prej muajsh mes përplasjeve dhe konflikteve, ndërkohë që Ankaraja zyrtare ka njoftuar ditën e djeshme se do të mbajë disa stërvitje të fuqishme ushtarake në Egje.

Ndërkohë ditën e sotme ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka ngritur alarmin se Greqia është në pran lufte me Turqinë.

Në një intervistë dhënë për francezen “Liberation”, Kamenos foli për tensionet mes dy vendeve, dukë thënë se Turqia po provokon me agresione ushtarake.

Pak javë pas vizitës së Erdogan në Athinë më 7 dhjetor, tensionet u ndezën edhe më shmë, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia.

Ndërkohë, ministri grek u shpreh se:

Jemi shumë pranë një incidenti fatal me Greqinë. Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Europian.”

china-1499241649-1

kamenos_1

kamenos_1china-1499241649-1

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com