Loading...

Jemi qytetare te nje qyteti antik, Ku vjen gjithe bota qe te gjeje paqe. Ketu nata eshte sterre, e dita eshte drite…’Qytet antik’ nga Anila Toto

QYTET ANTIK

Jemi qytetare te nje qyteti antik,
Ku vjen gjithe bota qe te gjeje paqe.
Ketu nata eshte sterre, e dita eshte drite,
E jeta ka shkaqe!

Jemi bashkepunetore te fateve tona,
Bashke shkaterrojme e ndertojme prap bashke,
Luftojme e pajtohemi per te drejtat tona,
Qe ne kohen e lashte!

Ne salla te medha ndihemi te vegjel!
Edhe pse na pushton cdo cast krenaria,
I duam sukseset e bujshme te heshtura,
Se vlen e gjithe njerezia ..

Por perpara detit , nen zhurmen e dallgeve
Heshtem… e mbetemi pa fjale e fryme!
Sic mbesim para endrrave a cdo gjeje te madhe
Qe ngjan… me ty !

Anila Toto

Rezultate imazhesh për vlora

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com