Loading...

Të veçantë në llojin e tyre: në natyrë, det, histori- Lezha dhe Shengjini

Lezha është një nga zonat më të bukura dhe më të pasura të Shqipërisë, falë vendndodhjes së saj, buzë detit nga njëra anë dhe maleve nga ana tjetër, me një klimë dhe mikroklimë që do ta kishte zili çdo vend i botës.
Begati dhe bukuri

Duke qenë nën ndikimin e klimës mesdhetare, me ditë me diell mbi mesataren e vendit, Lezha shquhet për prodhimet bujqësore e blegtorale, sidomos për perimet e herëshme, për prodhimin e patates e të bostanit, të frutave e të tjera produkte blegtorale. Prodhime të tilla si vera “Kallmet”, rakia “Lezha”, mishi i gjelit të detit i racës së njohur “Zadrima”, etj janë tashmë të njohura e vlerësuara në vend e jashtë tij. Vetë fakti që Lezha në të dy krahët rrethohet nga dy fusha pjellore, ajo e Zadrimës dhe e Bregut të Matit, ka në vetëvete premisën e zhvillimit si të industrisë për sektorin, ashtu edhe të agroturizmit, i cili është në fillimet e tij premtuese. Lezha për vetë pozitën gjeogafike që ka, turizmi bregdetar mbetet më kryesori. Rajoni ka një sipërfaqe turistike bregdetare afro 11 000 ha, vijë bregdetare prej 38 km (duke filluar nga Kepi i Rodonit dhe deri në Velipojë),me plazhet e mrekullueshme të Shëngjinit, Tales, Patokut, Godullit etj. Gjerësia e brezit bregdetar prej 3 km përbën një tjetër favor për zhvillimin e turizmit. Ndodhet në bregdet, në jug të Shëngjinit. Përbën një lagunë të vogël interesante të formuar nga akumulimet lumore e detare. Është e gjatë rreth 850 m dhe e gjerë rreth 400 m. Në të është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore dhe shtazore. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike. Për të vajtur tek ky monument natyre duhet ndjekur itinerari i rrugës automobilistike Lezhë- Shëngjin – Merxhan.

Plazhi i Shëngjinit

Është një prej plazheve më të përmendur të Veriut të Shqipërisë, i njohur veçanërisht për kualitetin e rërës. Gjendet 8 km larg qytetit të Lezhës. Këtu ka 200-300 ditë me diell në vit. Në veri të plazhit të Shëngjinit në një largësi prej 2.5 km, rrëzë kodrave të Rencit, gjendet i mbrojtur nga erërat plazhi i mrekullueshëm i “Ranës së Hedhun”. Ndër plazhet më të frekuentuara si nga pushuesit vendas ashtu dhe të huaj, mbetet plazhi i Shëngjinit, ku fluksi ditor i pushuesve varion nga 40 000 (në ditë të zakonshme) deri në 90 000 (në fundjavë). Pushuesit janë kryesisht nga 3 rrethet e Qarkut Lezhë, por edhe nga Shkodra, Kruja dhe kryeqyteti. Rruga e Kombit, Durrës- Kukës-Morinë, ka rritur me 30 %.numrin e pushuesve kosovarë dheshqiptarëve të Maqedonisë.

Në plazhin ranor, që ofron Shëngjini me shetitoren e re dhe një varg invetimesh në gjith infrastrukturën e bregut, turizmi sa vjen dhe njeh zhvillim të vrullshëm. Pastërtia e detit, ajri i pastërt si dhe qetësia që ofron ky plazh përthith çdo vit e më shumë turistë të huaj dhe vendas , të cilët shprehen të kënaqur nga shërbimet e ofruara.  Njësitë akomoduese, të cilat ofrojnë një shërbim cilësor, shtrihen në një pjesë të madhe të gjatësisë së plazhit. Këto janë ndërtime të viteve të fundit dhe nuk mungojnë baret, restorantet, diskot etj, të cilat plotësojnë më së miri kënaqësitë e turistëve. Plazhi i Shëngjinit me disa pika pothuajse të virgjëra është një premisë për ndërtimin e fshatrave turistikë, të cilat kanë nisur të ndërtohen me inisiativa private.

Në Shëngjin vihet për diellin, për detin e rërën, për bukuritë e rralla, që natyra u ka dhuru-ar banorëve mikpritës e të shoqërueshëm. Rripi i gjerë i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drurë të tjerë. Një rrip i ngushtë rërë me bimësi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.

Plazhi i Tales

Edhe plazhi i Tales, në Komunën e Shënkollit, deri më dje “i virgjër”, pas përfundimit të ndërtimit të rrugës lidhëse me autostraden Lezhë-Tiranë, po popullohet çdo ditë dhe më tepër, dhe çdo sezon, po e rrit ofertën turistike. Investimet e vazhdueshme infrastrukturore, por dhe zgjerimi i rrjetit të hoteleve dhe njësive të sherbimit nga investitorët vendas, po e kthejnë Plazhin e Tales në një destinacion të rendësishëm të turizmit detar e familjar. Rripi i gjerë i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drurë të tjerë. Një rrip i ngushte rëre me bimësi, ndan ujërat e cekta bregdetare me lagunat.

Ishull-Lezha, gjuetia turistike

Shëngjini, për vetë kushtet që ka, ofron si të veçantë edhe gjuetinë në rezerva të posaçme, si dhe peshkimin me natyrë sportive, por edhe për biznes, kryesisht në det, si dhe në ujrat e lagunave të Kenalles, Kunes, Merxhanit e Vainit. Shoqata e Gjuetarëve të Lezhës ka krijuar marrëdhënie të rregullta me shoqata gjuetarësh të vendeve fqinje, të cilët frekuentojnë gjithnjë e me shpesh Shëngjinin, gjë që tregon se kjo formë e turizmit është një mundësi tjetër për zhvillimin e kësaj zone me tradita në këtë fushë.

Shërbimi, i shkëlqyer, njerëzit shumë miqësorë Në plazhin e Shëngjinit dhe të Kunes, pushuesit gjejnë hotele, restorante e mjedise të tjera, të ngritura në përshtatje me kushtet dhe traditat e zonës, por edhe shtëpi tradicionale, me kopshte dhe lulishte të bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kërkesës. Mbizotërojnë prodhimet e detit, shpendët e egër dhe mishi i zgarës. E, mbi të gjitha, shërbimi i standardeve bashkëkohore.

Natyrë e papërsëritshme

Dy lagunat e Lezhës, Kune e Vain, me sipërfaqe rreth 1800 ha. Janë të njohura e të vlerësuara në Mesdhe për florën e faunën e pasur që kanë. Gjenden pranë qytetit dhe lidhen me detin Adriatik. Dy lagunat e Lezhes janë mjaft atraktive. Atje natyrshëm shkohet për një shëtitje në natyrë, për ajrin e pastër, aromën e pyllit e flladin e detit, shkohet për të shijuar bukuritë e natyrës së virgjër, shkohet edhe për gjueti sportive, peshku e shpendë të ndryshëm të egër, shtegtarë dhe stacionar.

Në Kune e Vain numurohen rreht 92 lloje shpendësh. Objektet kryesore natyrore janë plazhet ranore të Shën Gjinit, Ranës së Hedhun, Tales si dhe sistemi lagunore Drinit (Kune – Vaini), plazhi i Patokut në Kurbin, laguna e Patokut, rezervati i Fushë – Kuqes, burimi kurativ i Kroit të Bardhë në komunën e Selitës në Mirditë, bjeshkët e Valmurit, pllaja e Didhës, shpellat karstike, etj. Monumentet kulturore dhe historike janë 21 objekte, nga këto: në rrethin Lezhë 15 objekte

Memoriali ose Vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë

E para gjë që mund të vizitosh në Lezhë, Memoriali i Skënderbeut. Për vlerësimin e katedrales së varrimit të Skënderbeut në të u ngrit përkujtimorja, e cila pati si ide qëndrore përkujdesjen dhe vënien në pah të vlerave historike, nëpërmjet një ndërtimi të ri të trajtuar me anë të një kollonade brenda së cilës ruhen pjesët origjinale të shek.XV-te. Në punimet e restaurimit të monumentit u nxorën në pah gjurmët origjinale të shek.XV-të. Në brendësi të monumentit u vendos busti i Skënderbeut si dhe një serë objektesh që evokojnë veprat e heroit. Për të simbolizuar varrin e heroit afër qëndrës së kishës u vendosën kopjet e përmendores dhe shpatës së Skënderbeut sipas origjinaleve që ruhen në Vjenë. Në vitin 1981 përfundoi restaurimi i plotë i Katedrales së Shën Nikollës, e cila ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët, jo vetëm për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo katedrale, në shek. XVII, qe shndërruar në xhami. Themelet e saj janë të shek. XIV, katedralja është e tipit bazilikë me gjatësi 17 m dhe gjërësi 8 m. Ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës. Sot rrënojat e Katedrales së Shen Nikolles janë shndërruar në memorialin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, padyshim një nga monumentet më të mëdha të historisë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha kohërat.

Rezultate imazhesh për foto lezhaRezultate imazhesh për foto lezhaRezultate imazhesh për shengjini

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com