[sgmb id=”1″]
Meta iku drejt Presidencës, po pyetja që shtrojnë simpatizantët e LSI-së dhe jo vetëm është: Cfarë do të ndodhë me këtë parti?
Sot në mbledhjen e Komitetit drejtues Kombëtarë Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ndërkohë KDK vendosi që javën e ardhshme të thirret mbledhja e Konventës Kombëtare ku do të zgjidhet kryetari i LSI si dhe zv/kryetari i parë i kësaj force politike.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se Konventa do të votojë dy emra për kupolën drejtuese të LSI. Petrit Vasili do votohet për kryetar në vend të Ilir Metës si dhe Monika Kryemadhi, e cila do të garojë për postin e zv/kryetarit të parë të LSI, post që do jetë numri dy në LSI.
Gjithashtu mësohet që kush dëshiron të konkurrojë për numrin dy në LSI të paraqesë kandidaturën deri ditën e martë.
Kujtojmë se menjëherë pas zgjedhjes së Metës president Kryemadhi e bëri shumë të qartë se beteja e saj për LSI-në do të vazhdojë dhe ajo nuk do të jetë asnjëherë në statusin e ‘’Zonjës së parë’’. Për Kryemadhin Shqipëria është shumë e varfër për të pasur një post të tillë.