Loading...

NASA po fsheh provat për ekzistencën e alienëve

Provat e jetës në Mars po fshihen nga NASA, sipas shkëncëtarit Barry DiGregorio nga Universiteti Buckingham.

Eksploruesi i agjencisë hapësinore, Curiosity ka kapur ato që mund të jenë gjurmë të fosileve të krijuara nga disa krijesa në planetin e kuq.

Një raport ‘bombë’ do të zbulojë se si NASA është e vetëdijshme për ekzistencën e jetës dhe ka zgjedhur që ta mbajë të fshehur, pohon DiGregorio.

Shkencëtari beson se agjensia hapësinore mund të injorojë gjetjet për shkak të planeve të saj për një mision të drejtuar në vitin 2030, kur astronautët do të eksplorojnë Marsin më në thellësi.

Megjithatë, sipas NASA-s, format e kapura në imazhet nga Marsi janë thjesht kristalet e shkëmbinjve që aktualisht janë duke u analizuar.

Gjetjet janë bërë nga Barry DiGregorio, hulumtues nderi në Universitetin e Buckinghamit, i cili është specializuar në studimet e jetës mikroskopike të gjetura në tokën e planetit tonë.

Dhe imazhet e dërguara nga Marsi nga Curiosity, duket se tregojnë forma të ngjashme me fosilet e gjurmëve të Ordovicianëve që Dr DiGregorio i ka fotografuar këtu në Tokë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com