Loading...

Zgjedhjet lokale, Balla në Vlorë: Të fitojmë 7 bashkitë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla zhvilloi një takim me anëtarët e asambleve socialiste të Vlorës, Himarës dhe Selenicës.

“Ne po qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan. Por kur flas për procesin qeverisës, nuk kam parasysh thjeshtë qeverinë, po Grupin e Deputetëve dhe Partinë Socialiste si boshti i koalicionit të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm. Si Kryetar i Grupit dhe si Sekretar i Përgjithshëm dua t’ju them se: Qeverisja jonë përbëhet nga tre pjesë, partia, grupi parlamentar e qeveria. Dhe ky është një proces që mund të ketë sukses vetëm nëse te treja pjesët bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe në funksion të njëra-tjetrës”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, Partia Socialiste është baza e ura lidhëse e grupit dhe e Qeverisë me njerëzit e zakonshëm në çdo komunitet si dhe ‘garancia e mos harresës për asnjë ditë prej nesh atje lart, të atyre këtu poshtë, të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive’.

Duke folur për zgjedhjet vendore të 2019, Balla i kërkoi deputetëve, kryetarëve aktualë të bashkive si dhe përfaqësuesve të PS që të jenë në krye procesit të Bashkëqeverisjes, në çdo komunitet, qytetet e fshat.

“Zgjedhjet janë vetëm 14 muaj larg dhe për ne ky vit është viti i një organizimi elektoral në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ku në Qarkun e Vlorës nga katër bashki që kemi sot, duhet t’i fitojmë të shtata. Nga deputetët dhe kryetarët aktualë të bashkive, deri tek çdo përfaqësues i Partisë Socialiste, duhet të jeni të gjithë në krye procesit të Bashkëqeverisjes, në cdo komunitet, qytetet a fshat, që ju ka besuar detyrën përfaqësuesit në Kuvend apo të qytetarit të parë, por edhe të shërbëtorit të parë të halleve të komunitetit, qytetit a fshatit”, deklaroi Balla.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com