Përpos faktit që domaten e gjejmë në kuzhinën tonë, atë mund ta përdorim gjerësisht edhe si një produkt kozmetik për lëkurën tonë. Domatja jep një efekt të shkëlqyer sa i takon papastërtive. Ajo shërben për mënjanimin e papastërtive të fytyrës.
Domatja mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, në çdo kohë të vitit, duke qenë e pasur me likopen.
Ja disa përdorime të thjeshta: Lëngu i freskët i domates mund të përdoret si tonik i përditshëm për fytyrën.
Prite domaten në gjysmë dhe bëj me të masazh duke e qarkulluar lehtë në fytyrë me lëvizje të vogla. Pastaj lëre të thahet dhe shpëlaje fytyrën me ujë të vakët.
Për lëkurën e yndyrshme domatja është ideale, sepse aciditeti i saj than gjëndrat e tepërta të djersës.
Merr vetëm tulin e domates duke hequr farat dhe lëngun. Aplikoje lehtë në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.
Po ashtu, domatja është ilaç i mirë edhe për duart. Shtrydh lëngun e domates në duar dhe lëre derisa të thahet. Më pas shpëlaji mirë me ujë të bollshëm. Rezultati është një lëkurë më e pastër, e butë dhe e shkëlqyer.