Loading...

Ajo eshte 27 vjece dhe ka nje aftesi te habitshme…Lexoni shkrimin per me teper!

[sgmb id=”1″]

Rebbecca Sharrock, një 27 vjeçare nga Australia ka një aftësi të habitshme për të rikujtuar virtualisht çdo detaj të jetës së saj, që kur ishte 12-ditëshe. Ajo vuan nga memoria autobiografike superiore, një gjendje e rrallë që i jep asaj një kujtesë të jashtëzakonshme.

Ajo mund të rikujtojë detaje jo vetëm çfarë ka bërë në një ditë të zakonshme, por edhe çfarë ka veshur, madje edhe se si ka qenë moti atë ditë. Kur ishte vetëm 12-ditëshe, ajo rikujton momentin kur prindërit e kanë vendosur tek ndenjësja e drejtuesit të makinës për t’i bërë foto.

Ajo rikujton gjithashtu ditëlindjen e saj të parë dhe si ia plasi të qarit kur mamaja e veshi me një fustan që i shkaktonte kruajtje. 27-vjeçarja është vetëm një nga 80 njerëzit në të gjithë botën që mund të mbajnë mend çdo ditë të jetës së tyre

“Kjo ma bën të pamundur që të harroj qoftë një ditë të vetme të jetës sime. Po jetoj vazhdimisht me të shkuarën (emocionalisht) duke rikujtuar çdo detaj”, tregon ajo.

Një tjetër e veçantë e Rebeccas është se ajo ka aftësi për të marrë dhe përpunuar informacion në sasi jashtëzakonisht të madhe. Ajo mund të recitojë përmendësh një libër të Harry Poterit. Por pavarësisht superfuqive, HSAM, sjell dhe efekte negative si për shembull shkëputje të përkohshme të memorias ose dhimbje të tmerrshme.

Aktualisht ajo është përfshirë në dy kërkime shkencore në lidhje me kujtesën, me synimin për të gjetur një përgjigje se si funksionin truri i saj.  Zonja Sharrock dhe nëna e saj hynë në kontakt me studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, dhe pas kalimit të testit të shqyrtimit, zonja Sharrock u pranua në studim.

Përpara znj. Sharrock, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në studim ishin të moshës mbi 40 vjeçare, prandaj ajo u tregua e gatshme që kërkuesit mund të shihnin trurin e saj. Rebecca nuk ndihet asnjëherë vetëm sepse në 1 minutë ajo mund të kalojë3 të gjitha detajet e 27 viteve jetë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com