Bomberi i shquar i “Flamurtarit”, të viteve ‘80, quhet Vasil Ruci. Ka lindur në lagjen Vrenezë dhe datëlindja e tij është 17 Shkurt 1958. Ruci ka bërë histori me Flamurtarin e tij të atyre viteve ku janë përballur me dinjitet me shumë ekipe ndër të cilat edhe ndërkombëtare ku kujtohet ndeshja me Barcelonën e madhe.
Ja si i fillon kujtimet e tij mjeshtri Ruci: “Më mori një shok tek “Shtëpia e Pionierit” dhe më dorëzoi tek Skënder Ibrahimi. Provoje, i tha, edhe këtë. Më dha një bluzë. Futu, më tha, por mos ki frikë. E kisha ëndërruar të bëhesha futbollist. Aty gjeta një ditë të gjithë ata që do të mbeteshin yjet e futbollit. Ishte Perlat Musta, Kreshnik Cipi, Hasan Lika, Kokalari, Mile, Kërçini, H. Gega, Agron Dauti. Ishte një spartakiadë, ku u shpallën më të mirët. Kishim humbur. Dridheshim në pushim, më saktë qamë, kur hymë, fituam 3:1. Kështu u bëra protagonist për ekipin e të rinjve. Dy vjet aty, rreth moshës, 15-17 vjeç kam kaluar me të rinjtë. Më kujtohet që në një kampionat kam shënuar 14 gola. Në konceptin e një sulmuesi, golat janë epiqëndra e tij. Në fillim kam provuar mesfushën si lojtar, më vonë gjendem sulmues i “Flamurtarit”. Me ndihmën e Bekush Birçes kam luajtur ndeshjen e parë në vitin 1976 ku përballë ishte Kavaja. Bëra një gol, që më drodhi nga emocionet. Depërtova tek sulmuesit që ishin hijerëndë me peshë në futbollin e Vlorës. Ishte një treshe; Sh. Zilja, S. Curri dhe P. Xhaho. Një ditë të ftohtë para përgatitjes, trajneri Birçe i thotë A. Sulos, një sulmuesi potent, por që kishte pësuar rënie se do të qëndronte në stol. Po qe se do të qëndroj në stol, tha ai, do të largohem fare. I madhi Agron, nga ajo ditë u largua, më vonë, aty rreth viteve ’78 u rikthye, tashmë si trajner i Vlorës.”
Më tej Ruci tregon për Flamurtarin e famshëm të viteve 80: “Vitet ’80 do të konsiderohen si një hap cilësor i “Flamurtarit”. Askush nuk do të mendonte më vonë se ky ekip do të pëlqehej aq shumë, do të adhurohej, herë për golat, herë për vallzimin në fushë, herë për rezultatet. Ekipet e qyteteve të tjera ishin të ngjashme me njëri-tjetrin, për nga mënyra se si luanin, si fitonin dhe si humbnin ndeshjet, kupat, apo kampionatin. Në atë kohë kishte ekipe rebele, që fitonin një ndeshje, njëzet humbnin. Kështu në pamundësi për të thyer Tiranën, në jo pak kohë, bëmë bllokimin e saj. Tek ajo ndrisnin dy sulmues Kola, Minga. Sot nuk dihet ku janë shpërndarë ata, por ekipi i viteve ’80 përbënte një skuadër dinjitoze, ishin P. Ruci, F. Ziai, E. Liçaj, A. Canaj, K. Cipi, Sh. Zilja, Xhaho, Taho. Ndërkohë krahas tyre vijnë prurjet e vitit ’60, Ferku, Bubeqi, Gjondeda. E përshkruar kjo rrugë është e tillë, ’82, ’93 nënkampion, ’83 dhe ’84 në finale, ’85, ’86 fitues. Prekëm dy kupa. Për fatin tonë jo fort të dëshiruar mbetëm 6 herë nënkampion. Viti ’83 e në vijimësi lexohet, vitet e të mëdhenjve. Tirana mbante peshën. Mbrojtësit e saj ishin të vështirë për të depërtuar. Lekbello, Bimo, Baçi, Vladi. Ishte koha e sportistëve “star” të Tiranës. Po atë kohë do të formonin vargonin e pafund të dhimbjes time, në mospjesëmarrjen me “Flamurin” në kupat e Ballkanit. Për herë të parë në këto vite, skuadra zbriti në vjeshtë në takimet me Aek të Athinës dhe Velezh të Mostarit. Nuk më lejuan të merrja pjesë në të dy takimet, duke u kthyer në një spektator të thjeshtë që vuan tragjedinë e popullit të tij, vuanja “biografinë”. “A. Sulo më tha: Vasil ik bëj biografinë në Dhërmi dhe hajde më pastaj. Ekipi iku, dhe në vendin tim morën Kovaçin dhe ndonjë nga rrethet. Në Evropë, Barcelona ruan emrin e saj me autoritetin e ekipit të madh. Në Spanjë, por edhe në Evropë kishte formuar varganin e pafund të titujve. Barcelona mbërriti në Vlorë, në vjeshtë, në shtatorin e Kupave të Evropës. Në formacionin e saj, yjet ishin prezent. Në portë Zubizareta i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle. Linekeri, ylli i Anglisë, lojtar i kombëtares. Ishin gjithashtu Hjuxh si dhe spanjollët e kombëtares Karasko, Alberto, Miguer, Viktor. Më kanë pyetur të gjithë, ndonëse kanë rrjedhur vite: Si e bëre golin me Barcelonën? Sot po e përmbledh me dy radhë: Një top ka ardhur nga mesfusha, e kam stopuar dhe kam gjuajtur. Unë e ruaja vizionin e portës edhe kur sytë nuk shohin portën. Zubizareta me gjithë lëvizjet, ishte një portier i mahnitshëm. Furia e gjuajtjes ishte e madhe, brenda disa sekondave, topi pushoi në rrjetë dhe e drodhi Zubizaretën. Ky ishte një gol që nuk u ngjante të tjerëve, ndërsa në portë ishte një portier, që gjithashtu, nuk u ngjante të tjerëve. Me aftësitë dhe lartësinë ai përbënte një portier të madh, i cilësuar si më i miri në Evropë. Barcelona vërtet u befasua, por e ka mbledhur veten. Na ndëshkuan me një gol.”
Vasili ruan kujtimet e bukura të ndeshjes me Barcelonën kur ekipi i varfër shqiptar mundi Barcelonën e miliardave:
”Ekipi i fukarenjve mundi ekipin e miliarderëve Kur kemi zbritur në “Kamp Nou” për ne ishte ftohtësirë. Një stadium kundohej oshëtima larg, përpara stadiumeve tona të vegjel, ai ishte hijerëndë. Me Barcelonën jemi ndarë të barabartë. Jemi ndeshur në vitet ‘86-’87 dhe bilanci ka qenë i tillë: Një fitore ne, një fitore Barcelona, dy barazime. Në “Kamp Nou” përmes asaj zhaurime për herë të parë kemi dëgjuar edhe thirrjen shqip. Ishin ca djem kosovarë të shpërndarë nëpër Evropë që na thërrisnin me emër. Por përvec asaj që ndodhte në fushë jashtë saj nuk na ndahej survejimi. Në Barcelonë ekipi ynë shkoi pa portierin e tij Luan Birçe. Ishin shkaqet absurde të biografisë. Bircen nuk e futën fare në të dy takimet. Në fakt thuajse 70% e ekipit ishte rregjistruar me “ftomë”, siç i thonë vlonjatët biografisë. Nga kjo ftomë, jo pak kanë vuajtur tek “Flamurtari”, L. Birce deri sa u detyrua të largohet, por edhe F. Zijaj, Kreshnik Cipi, F. Ferko, V. Bifsha, Bubeqi, edhe unë. Kur shkonim jashtë na pyesnin sa e kishim pagesën 2 dollarë? Ishte e pa imagjinueshme. Madje në shtypin e asaj kohe është thënë ekipi i fukarenjve mundi ekipin e miliarderëve. Në të gjitha ndeshjet na shoqëronin: komisarët e partisë”. Përpara se të shkonin jashtë, thërriteshim në Ministrinë e Jashtme. Aty porositeshin, dëgjoni, do t’ju hedhin dollarë tek këmbët, por ju s’duhet t’i pranoni.” Historia me Barcelonën nuk është e vetmja pasi Ruci tregon edhe kur Flamurtari theu Partizanin e Beogradit ndërkohë që në kufi ai kujton raprezaljen që ju bë futbollistëve vlonjatë:”Partizani i Beogradit në atë kohë mbërrinte nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit. Në Vlorë, kjo skuadër gjeti një tjetër skuadër që ishte gati ta hante të gjallë. Ishte politika e kohës, që e konsideronte atë një lojë politike. Situata në Shqipëri ishte e ndezur. Kurse në Vlorë tensioni ishte ca gradë më tepër. Nuk flitej veç për fitore. Ishte harruar gruri e misri. Propaganda ishte drejtuar tek “Flamurtari”. Presionet dhe trysnia ishte e jashtëzakonshme. Fitorja 2:0 në Vlorë me gol të Iliadhit, dhe një autogol. Temperatura u rrit përpara se të shkonim në Beograd. Përpara se të kapërcenim kufirin na thanë: Duhet të fitoni se kjo është një lojë politike. Situata në Beograd ishte tjetër. Ata e konsideronin thjeshtë një lojë. Goli i Kushtës na çliroi nga dy përgjegjësi, ajo politike dhe ajo sportive. Pas minutës së ’72 kualifikimi ynë ishte i sigurt. U kualifikua edhe pse në Beograd humbën 2:1. Kështu e rrëzuam “Partizanin” e Beogradit, e cila mbante në skuadër emra të mëdhenj, Smajç, Xhurobski dhe Katanec. Ky i fundit është sot trainer i Sllovenisë, që zhvilloi ndeshje të mëdha në evropianin e fundit. Si vajtja dhe kthimi u përshkuan me avion dhe autobuzë. Në Han të Hotit kemi ndjerë për herë të parë raprezaljen e shtetit. Deri atëherë ajo ishte drejtuar tërthorazi, por aty gjetëm “fytyrën” e atij shteti. Sapo mbërritëm në kufi, doganierët ishin të ngrysur dhe na thanë se me një urdhër nga lart do të kontrollohej autobuzi. Ferko do të thrriste: përgatituni për zhveshje, gati i kanë hekurat këta. Na zbritën, na kontrolluan duke na zhveshur. Çmontuan edhe sedilet për ti kontrolluar. Tahos, Ziajt, Cipit, mua, na morën nga një Tv që na i kishin dhuruar kosovarët. Ata kishin ardhur atë ditë nga viset e Kosovës. Populli shkodran na priti me lule. Bllokoi autobuzin dhe bëri festë sikur të ishim ekipi i tyre.” Vasil Ruci tregon se pas suksesit në Evropë në vend që futbollistët vlonjatë të vlerësoheshin edhe nga “udhëheqja” ata u goditën duek qenë viktima të suksesit të tyre:”Disa anëtarë të KQ, që në atë kohë ishin tifoz me Tiranën, menduan të godisnin “Flamurtarin” duke parë shkëlqimin e tij në Kupat e Evropës. Zemërimi i tyre u shfaq ngadalë. Gjetën rastin kur u kthyem nga Polonia. Gjysma e skuadrës u përjashtua, Cipi, Taho, Ruci, etj. Atëherë një gazetar shkroi në “ZP”, përse nuk thirret V. Ruci në kombëtare? Disa pseudosportistë duke parë “ZP” gjetën sebepin. Kërkuan 3200-shin, një test, që asnjëherë nuk e kisha fituar. Kështu me zemër copë e braktisa sportin. Në 10 vjet të karierës sime jam golshënuesi më i mirë shqiptar në Kupat e Evropës. Në 12 ndeshje 6 gola. Nga Kupat e Republikës nga 5 finale, kam shënuar 4 gola. U largova nga sporti me një titull që e kanë të gjithë: “Mjeshtër sporti”.” Flamurtari ka një histori të vecantë edhe përsa i përket lamtumirës së atij regjimi diktatorial pasi ekipi vlonjat i ka përshëndetur që në fillim studentët e grevës së urisë në qytetin Studenti:”Nga të gjitha skuadrat, “Flamurtari” ishte i pari që i la lamtumirën atij regjimi. Telegrami parë i drejtuar studentëve të urisë: Deri në fund do t’ju ndjekim. Një fakt që pak veta e dinë, ekipi i Flamurtarit, mblodhi firmat në përkrahje të PD. Ndërsa në 22 mars vendosi thirrje që vota ti jepej PD. Pas ’97-ës meqenëse nuk gjeta mbështetjen, e dorëzova skuadrën, të cilënb e kisha drejtuar për disa vjet. Por nuk kishte rrugë tjetër. Yjet nuk shuhen, por ndriçojnë në vende të tjera. Kështu Cipi gjendet në Belgjikë, Muka në Bullgari, Paço në Izrael etj. Ikën të gjithë, për t’u kthyer është e vështirë. Arsyeja; këtu sporti pas viteve ’97-të është kthyer në një vdekje të paralajmëruar. Ikin, sepse vuajnë ekonomikisht në vendin e tyre.”
Kënga për Flamurtarin e artë
17 dhjetor tetedhjete e nente,
kjo e diel do te mbahet mend
kush e la fushen e blerte
Vasil Ruci mjeshtri me flete
Vasil Ruci ngele figure,
Vlores nuk i vjen me kurre
Shume kujtime ne na le
brez pas brezi emer ke.
I gjithe stadiumi u merzit
Plot me lot i mbyshi syte
Na e ka, s’na e ka enda
Vasil Ruc s’ben me nena.
Stafeten e Mexhit brigadierit
Me lat e coi Vasil xhongleri.
Nentedhjete e nente gola plot
Na i mbushe syte me lot.
Brohoret stadiumi, tundet toka
E gjithe Vlora brohoret me nota
VASIL, VASIL TI JE BOTA .
Nenkampion 5 here ke dale
Vetem 1 here ne vend te pare
Te ra shorti ne kupen UEFA
Barcelone, ty te gjeta.
Barazim dole ne Vlore
barazim ne Barcelone
u ktheve me koken lart
tregove futbollin vlonjat.
Dikush foli poshte e lart
Flamurtari do haje shtate
Ja qe nuk doli ashtu
Superklubi dhesh hengri dru
Shume i fryre vjen Beogradi
Deklaron fitojme tek labi
Ja qe prape nuk ndodhi ashtu
Flamurtari i dha dru.
Goli i rrepte i Ijadhit
Eleminoi Beogradin.
Ah, po erdhen dot atje,
Pa 4 gola; ikni nga ne.
Erdhi dita ne Beograd
Betohen, do rrahin ekipin lab,
Del ne skene SOKOL DUKATI
Qe ben gol te Beogradi
100 here topin ta gjuaj
jam ne gjendje ta nenshkruaj
deklaron SOKOLI vete
se kuptoj si shkoj ne rrjete.
Vlora ne turin e trete
Se ka bere asnje brez
Me futbollin dinjitoz
I tregove botes qe loz
Brez i arte, brezi vlonjat
ansambel qe luan art.
artin e futbollit modern
ne BRAZIL e ka folene
OSMAN MULA dergon leter
Berti jepja VASILIT patjeter
mos harro jepja ne dore
ta dergon OSMAN MULA, regjizor
Shume te drejte kane shkodranet
Vlora u ka gjetur anen
i thone plot 15 vjet
qe ne Vlore kane pare gazep
Me Tiranen s’te ka ecur
kampionatin ta kan hequr
me ne fund ja gjete anen
2-0 rrahe Tiranen
Po e nis sipas rradhes
qe ti hyj ne zemer taves
po e nis me portierin
dhe ta mbyll me SOKOL sprintierin
Arapi shtatlarte ne porte
ka ardhur ne forme te plote
po ta ruaj kete forme
ky portier te nderon
Mbrojtjen tone e kane zili
anembane ne Shqiperi
Cipi,Taho, Iljadhi, Dema
mbrojtesa klasi te ka endrra
GjERGJI DEMA porsi skile
mbrojtes i djathte si XHENTILE
qendermbrojtesa si celik
RRAPO TEHO DHE KRESHNIK
RRAPUA floket krele-krela
eshte i shpejte si PASARELA
ILJADHI alamet djali
mbrojtes i majte si ORJALI
Mesfusha mjaft teknike
me lojtare yje drite
GJONDEDA mbi te tjere
si FALKAO timonier
te triblon me lehtesi
eshte i shpejte si PLATINI
edhe ti 18-vjecar VIKTORI
je teknik si ZHUNJORI
VASIL ZIU, ZHIRESI i vogel
kur luan merr cmimin NOBEL
Memushi mushkrite e forta
e luan topin ne dy porta
DAULLJA ka fiziken
kur luan te kall friken
Ja dhe BUBEQI me i gjati
si SOKRATES ngjan nga shtati
I pari VASIL RUCI ne zemrat tona
luan ne fushe si MARADONA
BUBEQI par esmer
sulmues i forte si Eder
Ai eshte kali i trojes
shkodraneve u ka marre gojen
gjithe golat qe ka shenuar
eshte koka qe e ka nderuar
plus kokes ben loje pa top
asnje mbrojtes se mban dot
Kushta po te loz
ben emer ne Evrope
sic ka qene vite me pare
nder me te miret ne 24-vjecare
I fizikshem shume i gjalle
kur luan te merr zvarre
po te njohesh aftesite e tija
me i miri qe ka SHQIPERIA
VLORA jone heroike
moj faqebardha simite
ne momente shume te renda
ti si det shperthen nga brenda
Te lumte FLAMURTARI YNE
ngule gjunje, shtyve syne
gjithe yjet e BARCELONES
ne gjunje perpara VLORES
I dhe mesim EVROPES
ti vere gishtin kokes
dhe ne jemi Evropian
ne te bukurin BALLKAN
Golin qe beri VASILI
s’ish buqete as lule prilli
ishte vule, vule dylli
rralle na e kishte pare syri
RRAPO TAHO u betua
LINEKER ke pune me mua
brez i arte je Flamurtar
VASIL RUCI ne plan te pare
Dy fjale per ty trajner
e gezofsh vendin me nder
Do te rruash ecurine
ne ekip vendos disipline
Disiplina ka sukses
ka fitore ka progres
ilac qe perdor gjithe bota
ku kalon provime te forta
E nisa kete rradhe me VASILIN
pa vecuar kolektivin
ky brez eshte brez i arte
brezi me i mire i futbollit vlonjat
Dhe rezervat rrine ne stol
bashke me ne bertasin GOL. GOL
FLAMURTAR ti je bota
ty zili te ka Evropa
E fillova dhe mbarova me ty VASIL
ti per ne ishe dhe mbetesh yll
shembull merrni anembane
nga lojtari veteran