Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë ku një shtetas ka denoncuar se I është vjedhur makina e tij tip “Benz” në garazhin e pallatit.
Një ditë më vonë ai ka ndryshuar denoncimin duke thënë se makinën e kishte nxjerrë vetë nga gazrazhi dhe e kishte parkuar pranë stadiumit “Dinamo”.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.03.2018, në rrugën “Bilal Sina”, në garazhin e pallatit, është vjedhur mjeti tip “Benz”, pronë e shtetasit A.P vjeç 53 banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi A.P, vjeç 53, banues në Tiranë, deklaron se makinën e ka nxjerrë vetë nga garazhi mëngjesin e datës 07.03.2018 dhe e ka parkuar pranë stadiumit “Dinamo”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.