Një video e çuditshme është shfaqur në internet, e cila pretendon se dëshmon se dikush në Google është duke u përpjekur të zbulojë sekretet e asaj që qëndron nën akullin e Antarktikut, sipas teoricienëve të konspiracionit.
Duke përdorur webfaqen popullore Google Earth, videoja tregon se ku ndodhi misteri.
Ajo tregon kontinentin më jugor të Tokës, përpara se aty të shfaqet diçka vërtet e habitshme.
Ndërsa videoja afrohet në kontinent, papritmas gjithçka ndryshon në ekran, shkruan ShkodraNews. Një X e madhe e kuqe shfaqet përgjatë Polit të Jugut së bashku me një shigjetë që shfaqet për të treguar diçka në mes të kontinentit të akullt.
Klipi pastaj zmadhohet për të identifikuar se çfarë mund të fshihet në këtë vend të fshehtë, por gjithshka që mund të vërehet është hapësirë e bardhë.
Video u ngarkua dje në kanalin “Conspiracy Depot” në YouTube.