Loading...

Kush është shqiptari baba i dy fëmijëve që u gjet i pajetë në kanal

Është gjetur i pajetë trupi i një shqiptari në Itali. Sipas mediave italiane, trupi i pikasur në ujërat e një lumi në Aquila, i përket një 36-vjeçari.

Viktima mësohet se ishte zhdukur nga banesa prej ditës së hënë. Ka qenë partnerja e tij ajo që kishte denoncuar zhdukjen e shqiptarit në polici.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai është identifikuar si Edmond Preka.

prekaa.jpg-ok

Policia italiane ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, por deri tani nuk ka të dhëna lidhur me shkakun. Autoritetet thonë se do të presin të dhënat e autopsisë për të dalë me një deklaratë rreth shkakut të vdekjes. Shqiptari jetonte në Paganica me gruan dhe dy fëmijë.

Për momentin po hetohet edhe pista e një aksidenti rrugor, pasi zakonisht ai kthehej në shtëpi në këmbë nga ajo rrugë.

Preka punonte në ndërtim në zonën e Paganica. Banorët e zonës e përshkruajtën atë si një person të ndershëm e punëtor.

prekaa.jpg-ok

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com