Loading...

Vrasja e dy vëllezërve, flasin kushërinjtë: Po luanim me letra në shtëpi, dëgjuam zhurmë dhe…

Dy vëllezër të moshave 33 dhe 44 vjeç u vranë gjatë natës që lamë pas, nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Plloqicë të Malishevës, ndërsa viktima ngelën Shani Maloku i lindur me 1973 dhe Bahri Maloku i lindur me 1984.

Sipas dëshmive, dy vëllezërit ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre bashkë me tre kushërinjtë.

Ata kishin dalë jashtë pasi kishin dëgjuar zhurma rreth banesës. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe tre kushërinjtë e tyre deri sa kishin pikasur hajdutët.

Një prej kushërinjve është shprehur:

Kemi qenë duke luajt me letra dhe kemi dëgjuar një zhurmë në oborr. Kemi dalë jashtë dhe i kemi parë dy persona të armatosur me kallashnikov. Ne kemi vrapu mi kap hajnat. Ata kanë gjuajt fillimisht dy herë në ajër e më pas kanë qëlluar mbi neve, duke e lënë të plagosur Shaniun dhe Bahriun”.

Që të pestë, dy viktimat dhe tre kushërinjtë, u ishin vënë pas hajdutëve. Në ndjekje e sipër në terrin e natës rreth orës 01:00 pas mesnate ishin dëgjuar të shtëna. Plumbat plagosën rëndë dy vëllezërit, njëri prej tyre anëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Babai i viktimave i shokuar nga tragjedia e ndodhur vetëm pak orë më parë ai ka arritur të japë vetëm një deklaratë të shkurtër.

I është dukur e pakuptimtë që hajdutët kishin mësyrë shtëpinë e tyre për të vjedhur, pasi siç thotë ai, ata s’është se kanë pasuri.

Burri shprehet:

Ndoshta kanë ardhur për t’i vjedhur dy lopët”.
Të dy vëllezërit Maloku të vrarë kanë qenë të martuar. Shaniu ka lënë gruan me katër fëmijë, ndërsa Bahriu ka lënë gruan dhe dy fëmijë.

Ata kanë thënë se Shaniu dhe Bahriu kurrë më askënd nuk kanë pasur mosmarrëveshje madje dyshojnë se mbi ta qëlluan hajnat.

Ndërkohë është bërë e ditur se policia ka shoqëruar deri tani dy persona në lidhje me këtë krim të rëndë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com