Loading...

Droga nga Ekuadori – Lubonja: E patë kë kishte avokat shoferi? Ja ka paguar…

Duke folur për kokainwn rekord tw kapur nw Maminas, analisti Fatos Lubonja, nw emisionin “Studio e Hapur” tw gazetares Eni Vasili, tha se ‘të besosh se kjo gjë është pa mbështetje, do të thotë të jesh naiv”.

“Se cilat janë këto struktura këtu është pikëpyetje e madhe, janë të lidhur me politikën, apo vetëm politika apo strukturat e krimit të mirëorganizuara, kjo eshte pyetja.

Flitet per operacion te suksesshëm te policisë, vërtet u kapën 613 kg kokainë, por unë me të suksesshëm kam parasysh kur doli cështja Tahiri-Habilaj, doli që hetimet italiane, të koordinuara me përgjime, pas një pune 3-4 vjecare kapën një rrjet kriminal.

Pakot ishin me kod, që nënkupton që ky numër i shkon këtyre, ky i shkon atyre, pra me ndarje, nuk e dimë sa grupe janë.

E parë kë kishte avokat shoferi? Maksim Haxhinë, është avokat i shtrenjtë, edhe i Tahirit për ironi, pra dikush ja ka paguar, janë pikërisht ata që nuk u kapën.

Kjo ndërprerje e këtij operacioni që duan të na e shesin si të suksesshëm, po të isha unë prokuror haopja cështje për të ndjekur kush e ka ndërprerë, ka ndërprerje apo është rastësi, na paskan kaluar 90 e ca kontenierë dhe keta paskan bere qejf”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com