Festa 8 Marsit, e cila quhet si Festa e Grave; vajzave, nënave, motrave po festohet sot në Shqipëri. Të gjitha institucionet shtetrore kanë organizuar sot festa në respekt të tyre. Por përveç festave dhe luleve ishin Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Rama, ish-kryeministri Berisha, Lulzim Basha, kryetar i PD-së, Monika Kryemadhi kryetare e LSI dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilët kanë uruar në mënyra të ndryshme dhe simbolike festën e 8 MARSIT.
Presidenti Ilir Meta shkruan:“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”. Ilir Meta poston dhe këtë tufë lulesh në profilin e tij në Facebook.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka postuar vetëm foto
Lulzim Basha ka mbajtur foton e urimit të djeshëm për mësuesen e tij e cila vlen edhe për sot si 8 Mars. Ai shkruan: Bashkë me nënën time që shërbeu 30 vjet si arsimtare i uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit anekënd Shqipërisë
Kurse ish-kryeministri Sali Berisha postoi foton me bashkëshorten e tij, Liri Berisha shoqëruar me këtë urim:
Gezuar festen e 8 Marsit!
Nenava, grave, motrave, vajzave shqiptare me respektin me te madh, mirenjohjen me te thelle ju urojme nga zemra gezuar 8 Marsin!
Gëzuar 8 marsin nëna, gra, motra dhe vajza të dashura! Qofshi të lumtura e të gëzuara çdo dite të vitit, sepse e meritoni.
Festoni sot si të doni e mundni, askush nuk mund t’ju gjykojë nëse keni vendosur të shkoni për drekë a darkë, të këndoni a vallëzoni, apo dhe të protestoni.
Sepse është e drejta juaj të zgjidhni , jo vetëm në 8 mars, por për çdo ditë të vitit çfarë është më e mira për ju dhe familjet tuaja.
Mos u bëni fasadë e politikanëve në një ditë si kjo, por revoltohuni përballë tyre sepse të gjithë duhet të bëjnë më shumë për ju.
Mos u trishtoni nëse bashkëshortët kanë harruar t’ju urojnë sepse janë ata që kanë më shumë nevojë për ju dhe qortimet ndoshta do ti bëjnë të kujtojnë se jeni shtylla e familjes.
Gëzojini urimet e fëmijëve, sepse ata do të bëhen më të mirë falë kujdesit tuaj! Qoftë dita e sotme festë dhe protestë për një jetë më të qetë, të sigurt dhe të lumtur për ju!
Gëzuar dhe ti mami im sot, sado të mundem nuk të falenderoj dot për kujdesin dhe mirësinë që më ke falur, për sakrificat që ende vazhdon të bësh për ne, fëmijët e tu.
8 marsi më kujton që këtë falenderim duhet ta bëj çdo ditë për ty!
Erion Veliaj, kryebashkiaku tiranas shkruan: Pas një qyteti të mirë, qëndrojnë gra të zonja. Njihuni me 365 zonjat e bashkisë të cilat i shërbejnë qytetit 365 ditët e vitit. Ju jam përulësisht mirënjohës! (dhe ka postuar në profilin e tij në fb të gjitha fotot e tyre)