Strukturat Policore të Seksionit të Qarkullimit Rrugor në DVP.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë për Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, shtetasit :
Veliko. D., 27 vjeç, banues në fshatin Alikokë,
Shtetasi i mësipërm duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, është përplasur me një mjet çiklomotorr, ku ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i çiklomotorrit shtetasi E.M..
Miklovan. B., 43 vjeç, banues në Vlorë,
Shtetasi i lartpërmendur është konstatuar nga shërbimet policore në vendin e quajtur ”Fabrika e Tullave”, duke drejtuar nën efeketin e pijeve alkoolike (në gjendje të dehur), mjetin tip ”Lancia”.
Meleq. I., 70 vjeç, banues në Vlorë
Shtetasi Meleq.I., është konstatuar nga shërbimet policore në rrugën ”Ismail Qemali”, duke drejtuar nën efektin e pijeve alkoolike (në gjendje të dehur), mjetin tip ”Benz”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme.