Loading...

Doli të varte rrobat në ballkon, 28-vjeçarja shqiptare bie nga një lartësi e madhe dhe vdes

Një 28-vjeçare shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme në Itali, në La Spezia.

Nëna e një djali ka rënë nga kati i 4 i ndërtesës ku ajo jetonte, pas ka humbur ekuilibrin teksa po varte rrobat në ballkon.

Ajo ka qenë vetëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja, duke bërë kështu që ngjarja të klasifikohej si aksident dhe jo si vetëvrasje.

Në fakt policia, në fillim dyshohej se mund të ishte edhe vetëvrasje, por pas hetimeve të para nga hetuesit, u duk qartë se ajo kishte rënë nga kati i 4 pasi kishe humbur ekuilibrin.

Burri i saj, i cili ishte në punë në momentin që ka ndodhur ngjarje, u njoftua nga policia për aksidentin e rëndë.

Deri tani mediat italiane nuk e kanë bërë të ditur identitetin e viktimës, ndërsa punon po vazhdon për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com