“Nëse Rusia do të sulmohej, apo dhe do të kërcënohej me sulm, atëherë bota nuk do të ruhej dot, nuk dot të shpëtonte dot”.
Me kete paralajmerim, Presidenti rus Vladimir Putin ka trembur Perëndimin, duke zbuluar se kur do të lëshojë raketa bërthamore mbi të.
Në një dokumentar televiziv shfaqur në mediat ruse, Putin tha: ‘Unë dua t’ju them, dhe dua që kjo të dëgjohet këtu dhe jashtë vendit. Planet tona për ta përdorur arsenalin bërthamor, që shpresoj se kurrë nuk do të ndodhë, do të jetë me një sulm të ashtuquajtur kundërsulmues. Një vendim për përdorimin e armëve bërthamore mund të bëhet vetëm nëse sistemi ynë paralajmërues i raketave regjistron jo vetëm nisjen e raketave, por gjithashtu ai jep një parashikim të saktë të gjurmimit të fluturimit në ajër dhe kohën kur bombardimet do të binin mbi Rusinë”.
“Ky quhet një kundërsulm dhe për ketë ne kemi të drejtë ligjore për t’u përgjigjur. Por kjo do të jetë një katastrofë globale për njerëzimin. Do të jetë një katastrofë globale për botën. Por si qytetar i Rusisë, si kreu i shtetit rus, unë dua të pyes – pse kemi nevojë për një botë nëse Rusia pushon së ekzistuari?”.
Deklarata e tij vjen ndërkohë që Donald Trump ka thënë se po arrin akordin me Korenë e Veriut për programin bërthamor. Në një intervistë me televizionin shtetëror rus, Putin tha se ishte i zhgënjyer me sistemin politik të SHBA, për të cilin ai tha se “ka demonstruar paaftësinë e tij”