Loading...

As rakia e as birra! Zbuloheni se çfarë pijnë më shumë shqiptarët

Ende mendoni se shqiptarët konsumojnë më tepër rakinë? Studimi i fundit tregon që thuajse gjysma e shqiptarëve konsumojnë pije të forta alkoolike (spirits).

Harta e re e bërë publike, më të dhënat e ofruara nga OBSH, tregon se 33 % e shqiptarëve konsumojnë birrë, 47.1 % pije të forta alkoolike dhe 19.3 % verë (0.6 % të ndryshme, të paspecifikuara).

Kjo hartë tregon shpërndarjen në mbarë botën të pijeve alkoolike më të konsumuara (birrë, verë, pije alkoolike të forta ose të tjera).

Gjetjet kryesore të raportit janë:

– Më shumë se 45% e totalit të alkoolit të regjistruar konsumohen në formë të të pijeve të ndryshme alkoolike, kryesisht në Azinë Juglindore dhe Paqësorin Perëndimor.

– Përafërsisht 36% e alkoolit total të regjistruar konsumohet në formën e birrës. Konsumi i birrës është më i larti në Rajonin e Amerikës.

– Zakonisht, niveli i lartë i konsumit të përgjithshëm gjendet në vende të tilla si Federata Ruse, të cilat shfaqin konsum të lartë të birrës dhe konsumit të pijeve alkoolike te forta

– Konsumi i verës si përqindje e totalit të alkoolit të regjistruar është globalisht mjaft i ulët (8.6%), me nivele të konsiderueshme të alkoolit të konsumuar në formën e verës në Rajonin Evropian (26.4%).

– Pijet e tjera përveç birrës, pijeve alkoolike dhe verës (p.sh. verërat e fortifikuara, verërat e orizit ose pijet e tjera të fermentuara të bëra nga misër) kanë pjesën më të madhe në konsumin total të regjistruar në Rajonin Afrikan (48.2%) dhe në Mesdheun Lindor (31.3%).

Sipas raportit, shumica e pijeve alkoolike të konsumuara në kuptimin e përqindjes më të lartë sipas litrave, nuk reflektojnë domosdoshmërisht nivelin e përgjithshëm të konsumit të kësaj lloj pijeje alkoolik. Për shembull, në Indi, pije alkoolike të forta (spirits) janë pijet alkoolike më të konsumuara, por kjo nuk do të thotë se niveli i konsumit të alkoolit është i lartë, por përqindja e alkoolit total të konsumuar në këtë kategori është e lartë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com