Reshjet e shiut që përfshirë vendin ditët e fundit kanë rikthyer sërish përmbytjet në Fushë-Krujë. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve të shumta dhe raportohet se janë përmbytur 20 banesa.
Mësohet se përmbytjet kanë ndodhur në fshatrat Mallkuç dhe Murqinë, ku 50 ha tokë ndoodhen nën ujë.
Situata paraqitet tejet alarmante në fshatin Murqinë, uji shkon deri në 1 m. Sakaq, për shkak të nivelit të lartë të ujit banorët nuk dalin dot nga banesat.