Loading...

Habit shkencëtari: Unë e di se çfarë ka ndodhur para krijimit të Tokës

Pyetja që mundon shumë njerëz në botë, e veçanërisht ata që janë ateistë, është “Nëse nuk ekziston Zoti, si nisi gjithçka në univers?”

Duke pasur parasysh se universi ynë është krijuar për miliarda vjet, Stephen Hawking ka një teori dhe çuditërisht nuk është krejtësisht ndryshe nga besimi i bazuar në fe.

Fizikani legjendar ka thënë se çfarëdo që të ketë ndodhur përpara Big Bangut, shpërthimi kataklizmik i materies, ekziston jashtë kuptimit tonë aktual të kohës dhe hapësirës.

Deri më tani ne dimë se si funksionon koha dhe hapësira në Tokë dhe në hapësirë, deri diku, por këto ligje thjesht nuk kanë ekzistuar para shpërthimit të madh, ose kanë ekzistuar por ne nuk i dimë ende.

Hawking shprehet:

Nuk ka pasur asnjë gjë përpara big bangut të madh. Sipas teorisë së përgjithshme të relativitetit të Albert Ajnshtajnit, hapësira dhe koha bashkë formojnë një kontinuitet hapësinor, i cili nuk është i sheshtë, por i harkuar nga materja dhe energjia në të.

Koha reale e zakonshme zëvendësohet me kohën imagjinare, e cila sillet si një drejtim i katërt i hapësirës.

Në një qasje Euklidiane, historia e universit në kohën imagjinare është një sipërfaqe e lakuar katër-dimensionale si sipërfaqja e Tokës, por me dy dimensione të tjera. Kufiri i universit është që nuk ka kufij.

Sipas qasjes Euklidiane, lidhja hapësirë-kohë është një sipërfaqe e mbyllur, pa fund, si sipërfaqja e Tokës”.

Profesor Hawking shpjegon më tej se mënyra më e mirë për të imagjinuar këtë realitet është duke menduar që koha imagjinare dhe koha reale fillojnë në polin jugor të tokës. Nuk ka asgjë më në jug të Polit të Jugut, në të njëjtën mënyrë nuk ka pasur kohë dhe hapësirë ​​para se të ekzistonte koha ose hapësira (në kuptimin tonë), pra para Big-Bangut.

Nuk është një koncept i lehtë për t’u trajtuar, por duhet vetëm të keni besim se hapësira dhe koha nuk ekzistojnë siç e njohim në Tokë përpara shpërthimit të madh. Teoria e përgjithshme është se shpërthimi masiv ndodhi 13.7 miliard vjet më parë dhe disa pajtohen se universi po zgjerohet vazhdimisht me një ritëm të madh.

Interesant është fakti që teoria e Big Bang nuk komenton se si u krijua universi, por fokusohet në “ekzistencën e energjisë, kohës dhe hapësirës”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FJ88kC2Nx8M?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com