Davide Astori u gjet ditën e dielë, i vdekur në një dhomë hoteli, teksa bota e futbollit u trondit nga kjo humbje e kapitenit të Fiorentinës. Ditën e sotme, është zbardhur edhe autopsia, e cila tregon se vdekja erdhi për shkaqe natyrale.
Natën mes së shtunës dhe të dielës, lojtarit i ka ardhur një vdekje kardiake. Rrahjet e tij të zemrës filluan të ngadalësoheshin, derisa zemra më në fund i ndaloi së punuar. Në 60 ditë, siç raporton Sky Sport, do të kryhen edhe ekzaminime të mëtejshme. Tashmë trupi është lënë i lirë t’i dorëzohet familjarëve.