Shqiptari Mateo Hoxha, 16 vjeç, i cili studionte në vitin e dytë në liceun Levi në Montebelluna të Italisë, ka ndërruar jetë dy ditë më parë në spital.
Adoleshenti ishte diagnostikuar me kancer që në prill të këtij viti, por brenda pak muajsh sëmundja e rëndë i mori jetën tragjikisht, shkruajnë mediat italiane.
“Nuk mjafton të dukesh si një luan, duhet të jesh”, këto janë fjalët e fundit të 16-vjeçarit, i cili do mbahet mend nga të afërmit dhe miqtë si një djalë i guximshëm dhe optimist.
Zemra e tij pushoi së rrahuri në spitalin e Castelfranco. “Ai ishte një djalë me një personalitet të fortë. Ai luftonte për gjithçka.
Dhe kur u sëmur ai gjithmonë thoshte se ishte mirë, sepse nuk donte të shqetësonte njeri”, ka rrëfyer një shok i Mateos.