Në mëngjesin e 3 marsit, në brigjet e Torre Chianca pranë Leçes, Guardia di Financia ka kapur 200 kg canabis sativa të hedhur në breg nga trafikantë, të cilët e kanë sjellur nga Shqipëria.
Burime të Shqipëria Ime deklaruan se gomonia ka arritur me vonesë dhe është zbuluar nga policia italiane, e cila nuk ka mundur të arrestojë asnjë trafikant. Mësohet se sasia e drogës ka qënë më shumë se dyfishi i sasisë së kapur, por në pamundësi për ta ngarkuar me shpejtësi trafikantët janë mjaftuar me gjysmën, duke i shpëtuar kështu dhe arrestimit.
Sipas burimeve të sigurta të Shqipëria Ime, autoritetet shqiptare janë njoftuar nga autoritetet italiane për sasinë e kapur të drogës dhe për të bashkëpunuar në kapjen e trafikantëve, por policia shqiptare e ka kaluar këtë ngjarje në heshtje të plotë, si duket nga ngjarjet e ditëve të fundit të sasive të mëdha të drogës së sekuestruar, qeveria ka me merak të fshehë cdo aksion droge për të zbehur ngjarjet.