Pak ditë pas lajmit të zhdukjes së një studente aktrimi në Los Angeles, një shpërblim prej 25 mijë dollarësh është vënë në dispozicion nga autoritetet amerikane për këdo që ka informacion për studenten shqiptare.
Ajo humbi kontaktet javën e kaluar dhe tani miqtë dhe familja janë në kërkim të 25 vjeçares e cila ishte vendosur në këtë vend për të ndjekur ëndrrën hollivudiane.
Adea Shabani, shqiptare nga Maqedoni herën e fundit u pa më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood, jo shumë larg vendit ku banonte. Të njëjtën ditë ajo ishte parë edhe në zonën e Santa Clarita Valley.
25-vjeçarja u largua nga Maqedonia për të studiuar aktrim dhe kishte rreth 2 vite që jetonte në Los Angeles.
Miqtë dhe familjarët e saj, të cilët sa më shumë kalon koha aq më të frikësuar janë për të, vijojnë kërkimet pa pushim. Në të gjithë zonën ku ajo jetonte janë vendosur fletushka me të dhënat e së resë, ndërsa mediat amerikane, por jo vetëm, i kanë kushtuar vëmendje lajmit për zhdukjen e 25-vjeçares.