Filozofi i njohur shqiptar, Përparim Kabo ka qenë i ftuar sot në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel.
Në pjesën e fundit të emisionin është diskutuar për futbollin europian dhe në qendër të vëmendjes për një moment ka qenë Lionel Messi.
Aty fjalën e ka marrë Kabo i cili ka deklaruar:
“Milan Shuflaj që është një ndër albanologët më të njohur në botë, ka thënë që mbiemri Mesi është mbiemër shqiptar. Mesi vetë e ka pranuar që është me origjinë nga kalabrezët e Italisë. Prandaj nuk është çudi”, tha ai duke lënë me gojë hapur të ftuarit..