Femer
Kam nje CV te mire dhe nje mendje te hapur
Kam krenarine time dhe timin emer
Natyrisht jam nene kam femije per te mbajtur
Dhe nje liste me deshira si grua e femer.
Kam nje jete te bukur mbushur me kujtime
Kam nje mal me ide njerzore ne koke
Nje mullar me miq e plot premtime
Dhe kam boten time, ne nje tjeter bote…
Por ti mos u merzit mikja ime e mire
Mbaj nga pakez shprese per c’do hap
Pak durim edhe casti do te vije
Nje dere mbyllet, hapet nje me larg…
Kam nje CV te mire dhe nje shpirt te duruar
Kam familjen time edhe timin Emer
Me nje shprese ne duar kam per te luftuar
Per njemije synime si grua, si femer …!
Atit
At’
ka kohë që ke një heshje të bukur
Nje heshtje vigane
Nje heshtje antike
Nga ato që të mbyllin në 100 çmendina
Por të mbledhin në çastet tragjjike.
Një heshtje e urte
Duket sikur të vë në lojë
Nje heshtje që afrohet të puth
Pastaj do të më dëbojë…
Nje heshtje parajse
Nje heshtje të hidhur
Nje udhë per te mbajtur
Dy botet të lidhur…
Një heshtje të dashur
Një heshtje mizore
Hakmarrje e pashpallur
Ose
Dashuri hyjnore !…
REFLEKS
Kuptoj qarte se dashuria ime
çudira të papara nuk po na ndiell
Qe rrezet e florinjta nga ky diell
Te marr e te t’I vesh ne caste intime .
Veç dashurise tek kjo jetë e thjeshtë
Të shenjtë tjeter s’kam më të të fal
Do doja që të kesh nje tru kristal
Si nje Ante –këmbët ne dhe t’I kesh ..
Pranoje thjesht një dashuri plot dritë
Me mua yjet nuk I prek me dorë
Por brenda meje nje zjarr qe s’shuhet .
Besomë e dashur , ndoshta vjen një dite
Kur nje parajsë rinie do te mbruhet
Që bën ç’do gjë rreth teje të ndizet horë .
Paqe
Asgje te keqe nuk mbaj me me shpirt
Edhe armiqte e mundshem I kam falur
Kam falur dhimbjet qe me denuan lirite
Braktisjet dhe kthimet perfundimisht i kam falur.
Kam falur ata qe para sysh me kane vdekur
Kam falur ata qe vetem per vete kane jetuar
Ata qe me shkak prane meje kane mbetur
E qe kur mundej pabesisht me tradhetuan.
Keshtu…
Rash ne nje paqe te bute e te bindshme
Ku gjithcka merr natyshem te drejten e saj
Vazhdoj te degjoj vetem ndergjegjen time
E pranova edhe veten, ne mund ..ta fal….!
Bir
Biri im pac fat ne kete rruge te gjate!
Do te fus ne valixhe ndonje amanet
Merre me kurajo … fundi eshte larg
Per nje foto timen gjeje ndonje xhep.
Te te jap nje fjale ne cdo vakt te trishte
ndonje perqafim kur te ndihesh vetem
te te laje corapet e ndonje kemishe
te te mbaje fjalen nese mallkon jeten.
Te gezoje per ty neper dite te mbara
Te me lumturosh kur te ngjitesh larte
Te te them : “S’ka gje, nise nga e para”
Ne u deshperofsh kurre mos u kthe pas!
Te te shoh te rritesh e te behesh burre
Te kesh dashuri edhe nje zemer te Arte
Burrat bir…burrat nuk dorezohen kurre
Per nje familje te paqte, Nder dhe pak fat!…