Kam parë dritën,
të zbres e freskët,
në kokrat e breshërit,
kam ndjerë fundin e saj,
tek përdridhet në verën vrapuese.
Ashtu e dashuruar,
tundohet nga zambakët,
që tulatin sytë e mëdhenj,
nga dashuria për jetën.
Kaq magji zbret,
sa shpirti ndahet nga trupi,
më të vetmin dashuri,
që puthja jep në shkëlqimin e parë.
Kaq e dehur vërtitet,
sa fluturat gabuan portën,
duke hyrë si zana në mal..
Rudina Merkuri