Një grua e cila sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe ndodhet ende në gjende delikate, ka kërkuar ndihmën e mjekeve dhe infermiereve gjatë natës që lamë pas, duke qenë se nuk ndihej mirë.
Siç tregon ajo, ka thirrur disa herë me zë të ulët, në mënyrë që të mos zgjonte prej gjumit gratë e tjera që ndodheshin të shtruara në të njëjtën sallë me të, por më kot, askush nuk i është përgjigjur.
Nëna e re më pas është ngritur vet nga krevati dhe ka shkuar në sallën ku supozohej se duhej të qëndronte infermierja e mamia, por ka ngelur e habitur nga ajo që ka parë.
Zonja, e cila supozohet se duhet të qëndrojë në gatishmëri për të ndihmuar gratë lehonë dhe t’i kontrollojë ato herë pas here gjatë natës, ia kishte futur gjumit.
“Është ora 5.20 e mëngjesit dhe jemi “live” nga materniteti i vjetër. Kam lindur dje dhe nuk u ndjeva mirë në një moment. Kërkova maminë që duhet të kujdesej për të gjitha gratë që janë të shtruara këtu.
Turni i tretë dhe pamja që gjeta ishte kjo. Infermieria apo mamia që kishte turnin dhe duhej të mbikqyrte të gjitha gratë që janë të shtruara. Shkova takova një tjetër dhe ajo e zgjoi, se vetë s’na e mbajti, as mua e as grave që kishim në dhomë”, – tregon nëna e re.