Udhëtimi në kohë vazhdon të mbetet legjendë për miliarda njerëz, por jo për Vatikanin.
Sipas raporteve të mediave italiane në mesin e shumë sekreteve të Vatikanit, ekziston edhe një pajisje e quajtur Kronovizor.
Kjo pajisje mundëson shikimin e ngjarjeve të ardhme, por edhe të kaluara. Shumë njerëz besojnë se, falë kësaj pajisjeje, Vatikani ia ka dalë që ta mbajë ndikimin përgjatë shekujve.
Që nga koha kur H. G. Ëells shkroi librin e tij “The Time Machine”, shumë njerëz kanë mbetur të shokuar nga ideja e mundësisë së udhëtimit në kohë. Madje dhe fizikanët thonë se, një ditë, kjo mund të jetë e mundur.
Por, më 2 maj të vitit 1972, një gazetë italiane tronditi botën kur botoi lajmin me titullin provokues:
“Është shpikur një pajisje e cila përfundimisht mundëson fotografimin e të së kaluarës”.
Kjo pajisje ishte bërë në vitet 1950 nga një ekip shkencëtarësh, të udhëhequr nga at Pellegrino Maria Ernetti dhe njihet nga të gjithë si makina e udhëtimit në kohë.