Loading...

Një ditë do takohem me vdekjen, Aty do të jetë stacioni i fundit Të dy me kostumin e urrejtjes Ajo-fitimtare që më…Poezi nga Myrteza Mara

NUK DO IKI I VARFËR

Një ditë do takohem me vdekjen,
Aty do të jetë stacioni i fundit
Të dy me kostumin e urrejtjes
Ajo-fitimtare që më mundi!

Një ditë nuk do e shikoj më diellin,
As diellin e syrit tënd s’do e shikoj
Në natën e madhe do fundoset qielli
Në detin pa emër do të lundroj!

Për inat të vdekjes do vdes për ty,
Të mos mburret ajo si fitimtare
Prandaj të them kaq herë në sy:
Vdeksha për ty në njëmijë varre!

Ti më mërzitesh, më thua “mos!”
Si zog në kafaz të dridhet zemra
Sytë të bëhen si liqen me lotë
Buza të digjet, përlotet dhe kënga!

S’i bindem vdekjes, jam betuar
Kam lënë amanet të vdes për ty!
Shpirtin, së gjalli, ta kam dorëzuar
Eshtrat? T’i mar vdekja, t’i bëj hi!…

Mos u dëshpëro, do të le të pasur,
Mes dy shpirtrave je mbretëreshë
Por edhe unë nuk do iki i varfër
Të vdes për ty do ndihem si mbret!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com