E gjendur në mes të krizës së emigrantëve, Athina zyrtare duket se ka vendosur të marrë masa të ashpra kundrejt emigrantëve të paligjshëm, sidomos atyre nga Shqipëria.
Në zonën e Janinës janë arrestuar 11 shtetas shqiptarë, si dhe personat që kishin marrë përsipër t’i kalonin në mënyrë të paligjshme në Greqi.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, në afërsi të Delvinakit, pranë kufirit me Shqipërinë, patrullat policore kanë ndaluar pas një përndjekjeje një furgon në karrocerinë e të cilit ndodheshin gjashtë shtetas shqiptarë pa dokumente.
Shoferi i furgonit, një shtetas grek 41 vjeçar, e braktisi furgonin, ndërsa gjashtë shtetasit shqiptarë, të moshës nga 25 deri 51 vjeç, do të dërgohen në prokurori.
Megjithatë, një tjetër operacion u zhvillua 40 km nga pika kufitare e Kakavijës, ku u ndalua një automjet të drejtuar nga një 37 vjeçar shqiptar.
Sipas “Faktor,al”, pesë bashkatdhetarët që kishte për pasagjerë, dy meshkuj dhe tre femra, ishin që të gjithë pa dokumente hyrjeje por shoferi kishte ofruar t’i çonte në destinacion kundrejt pagesës.