Loading...

Plas bomba në parlament: Në Shqipëri ka 3 laboratorë të përpunimit të kokainës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në Kuvend se në Shqipëri janë tre laboratorë droge.

Gjithashtu Basha tha se tashmë vendi ynë është kthyer jo vetëm në një pikë gjigante të maganizimit, por edhe të asive rekord të përpunimit të saj në Shqipëri dhe më pas shpërndarjes në vendet e Europës. Ai shtoi se aksioni u krye pas informacioneve dhe presionit ndërkombëtar, pasi droga kishte disa ditë që rrinte në Portin e Durrësit, një vend që normalisht duhej të ishte i pasigurt për këtë sasi të madhe.

“Në vend sundon një qeveri e lidhur kokë e këmbë me klanet më të rrezikshme të drogës. Nisi me marijuanën, por shumë shpejt si kudo tjetër, ku krimi nuk luftohet por ulet në karrigen e pushtetit, problemi u përhap te trafikimi i drogërave të forta.

Prej kohësh Shqipëria ka paralajmëruar se ka tre laboratorë të përpunimit të kokainës në Shqipëri dhe ja ku erdhi prova.

Më 28 shkurt u arrestuan në Maminas dy persona, një shofer dhe një hamall. Policia deklaroi se vlera e kokainës ishte 180 milionë euro. Ky kontejner i ardhur në emër të kompanisë “Arbëri Garden”, kishte qëndruar në Portin e Durrësit për plot 9 ditë, bashkë me dy kontejnerë të tjerë, në emër të kësaj kompanie.

Një kërkim i thjeshtë i publikuar nga opozita tregoi se kjo kompani ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia.

Ky pronar është shpallur në kërkim. Është larguar më 27 shkurt, 24 orë përpara se droga e tij të ndalohej.

Ai është larguar pasi ka mbyllur NIPT-in e magazinës ku do dërgohej droga. Një nga të arrestuarit, shoferi, në faqen e tij në FB shkruante se “puna që bëj është transporti i miellit për partizanët”.

Kush janë partizanët e vërtetë, për të cilët është porositur droga?

Vlera kolosale e drogës ngre një pyetje: Kush e ka financuar një operacion të tillë? A mund të kryhej një operacion i tillë pa mbulim politik.

Është fakt botërisht i njohur që për një ngarkesë që kapet, kalojnë dhjetë të tjera.

Për ngarkesat me të tillë vlerë, kurrë nuk eksperimentohet pa pasur një garanci. Pra kartelet kanë provuar me sukses ngarkesa të tjera.

Përse e la pronari kaq gjatë ngarkesën në port, ku e di rrezikun e zbulimit nga prania e madhe e agjencive ligjvënëse?

Droga u kap vetëm pasi ia futën këmbët në një këpucë, njësoj si në rastin e Xibrakës,” tha Basha për këtë çështje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com