Është gjendur një mjet i paidentifikuar i rrëzuar në ishullin South Georgia në oqeanin Atlantik pranë kontinentit të Antarktidës. Pas raportimeve që një gjë e tillë ndodhet pikërisht në Google Earth dhe Google Maps, të shumtë janë ata që kanë nxituar për ta vërtetuar dhe për ta ekzaminuar këtë objekt.
Thuajse të gjithë janë të idesë se kjo është një anije kozmike aliene që mund të jetë përplasur dhe të ketë ngelur aty. Gjurma që ka lënë nis nga një kodër, çfarë vërteton që nuk është anije lundruese akullthyese dhe pikërisht ai është vendi i përplasjes.
Ky objekt misterioz ka rrëshkitur në akull për plot 1.06 kilometra deri në çastin kur është shkrepur fotoja nga Google. Në këtë ishull jetojnë vetëm 20 persona. Gjykojeni vetë çfarë është ky objekt sipas jush dhe pamjeve që do të shihni më poshtë.