Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten me nje miremengjes te vecante per gjithe ndjekesit e tij ne rrjetet sociale. Si urim ai ka zgjedhur nje artikull publikuar ne portalin më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare.
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë artikulli të publikuar në “AISH”, portalit më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare, si arsyet që shndërruan Shqipërinë në të vetmin vend europian që i dha strehim hebrenjve në ditën e tyre më të vështirë, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”- shkruan Rama.
Mirënjohje nga Izraeli: “Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.
“Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit”, shkruan Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.
“Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më parë”, citon artikulli.
“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael ka njohur 75 shqiptarë që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.
Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” – shkruan mes të tjerash Aish.com