Loading...

Portieri i Teutës futet në historinë e futbollit shqiptar: Ja si i shënova Partizanit

Portieri i Teutës, Shpëtim Moçka, u bë protagonist pasditen e sotme, pasi shënoi një gol në sekondat e fundit, duke i dhënë 1 pikët durrsakëve.

Pas ndeshjes ai ka dhënë intervistën për Supersport, ku e pranon se as nuk e kishte menduar se mund të shënonte.

A e kishe menduar se mund të shënoje, kur shkove në zonën e Partizanit?

Në fakt, as e kisha çuar ndërmend, por rëndësi ka që shënova dhe i dhashë një pikë skuadrës, në këtë sfidë të rëndësishme.

Keni shënuar edhe dy herë të tjera. Cili ka qenë goli më special?

Natyrisht që ky i sotmi, pasi herët e tjera kam shënuar me 11-metërsh, ndërsa sot me kokë. Për më tepër, ky i sotmi ishte mjaft i rëndësishëm edhe për rezultatin e skuadrës.

A pati faull në momentin e golit tuaj?

Jo, absolutisht. Unë kërkova topin me 3-hapësh dhe gjeta shumë mirë kohën, duke e dërguar në rrjetë.

Si është më mirë, një gol si ky, apo pritja e një penalltie?

Për ne portierët, më e bukur është pritja e penalltisë, pavarësisht se është pikërisht goli që mbahet mend më shumë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com