Futbollisti i njohur italian, Davide Astori është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në mënyrë tragjike. Vdekja e kapitetit të Fioretinës ka tronditur mbarë futbollin botëror.
Ndërkaq, mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me këtë lajm tronditës. Mësohet se ishin shokët e skuadrës kanë zbuluar këtë ngjarje.
Astori nuk ka vuajtur asnjëherë nga shqetësime të karakterit fizik ndaj askush nuk kishte dyshime që mund t’i ndodhte ndonjë gjë e tillë.
Shokët e skuadrës i kishin telefonuar në dhomë dhe duke parë se nuk përgjigjej, u shqetësuan dhe u ngjitën për ta parë
Mësohet gjithashtu se kanë qenë vetë lojtarët që kanë shqyer me shkelma derën e dhomës së Astorit duke e gjetur atë të pajetë në shtrat e duke mësuar kështu lajmin tragjik.
Mendohet se ai kishte pësuar një atak kardiak gjatë natës, por nuk ka arritur të reagojë e të kërkojë ndihmë.