Vidhet fabrika e prodhimit të bojrave në qytetin e Korçës, në afërsi të fshatit Dishnicë.
Mësohet se autorët e ngjarjes kanë marrë kasafortën me para dhe janë larguar menjëherë nga vend i ngjarjes.
Fabrika ishte në pronësi të shtetasit A.M 47-vjeç.
Sakaq, roja i cili ruante ambientin ka deklaruar se nuk ka parë asgjë,edhe pse i ndodhur në orar të punës.
Policia ndodhet në vendngjarje, dhe grupi hetimor është duke punuar për identifikimin e autorëve.