Loading...

Nga vaj i nxehtë në vesh tek varrosje në kasollen e bagëtive/ Si i vranë vjehrrat këto nuse shqiptare

Konfliktet mes nuses dhe vjehrrës kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë përherë një prej pikave më të nxehta e debateve më të mëdha brenda familjes. Në shumë raste ato kanë përfunduar edhe si mos më keq, me vrasjen e njërës apo tjetrës.

Më poshtë do të gjeni 5 rastet më të tmerrshme të vrasjes së vjehrrave nga nuset, të renditura nga Albeu.

Janë të gjitha ngjarje që kanë ndodhur në Shqipëri, duke nisur nga helmi në kos, tek vaji i nxehtë në vesh apo edhe vrasjet me thikë.

1- Hysnie Hoxhallari, 2018 – Historia e dashurisë e Hysnies dhe të riut 26 vjeç nga fshati i saj i lindjes përfundoi në tragjedi. Vetëm dy ditë më parë policia vuri në pranga Hysnie Hoxhallarin dhe të dashurin e saj për krimin makabër në Vlorë, ku nënë e bir, përkatësisht vjehrra dhe burri i Hysnies, u vranë dhe më pas u dogjën në banesën e tyre.

Shkak për këtë krim barbar ishte fakti se Olsi Hoxhallari ishte kthyer nga Greqia dhe kështu Kasëm Pirjasi, i dashuri i gruas, nuk po mundej më ta takonte Hysnien.

2- Elda Tanushi, 2017 – Elda Tanushi tentoi të vriste vjehrrën e saj duke i helmuar gotën e kosit,në korrik të 2017-ës. Vjehrra, Arjana Stafa, i kishte kërkuar nuses një gotë kos për t’u freskuar, por ajo shpëtoi dhe e denoncoi të renë në polici. Gjatë dëshmisë vajza deklaroi se vjehrra e keqtrajtonte ndërsa vjehrri e kishte ngacmuar seksualisht.

3- Xhemile Skuka, 2013 – Xhemile Skura vrau vjehrrën e saj duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh, në shkurt të 2013-ës në Hotesh të Dibrës. Ajo tentoi ta vriste duke i hedhur vajin e nxehtë në vesh teksa viktima flinte, por nuk e ka arritur një gjë të tillë pasi të moshuarës i ka dalë gjumi. Duke qenë se planet nuk i shkuan siç kishte planifikuar, 30-vjeçarja e masakroi vjehrrën e saj me mjete të forta. Por jo vetëm kaq, Xhemilja me ndihmën e kunatës, 25-vjeçares Hike Skuka, e varrosi vjehrrën në kasollen e bagëtive.

4- Sanije Tuga, 2010 – Në maj të 2010-ës, policia e Kurbinit ka vënë në pranga 52-vjeçaren Sanije Tuga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit. Pas një sherri me vjehrrën Behare Tuga, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari. Këtë duket se 52-vjeçarja nuk e ka kapërdirë dot dhe ka marrë çiften, duke qëlluar në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.

5- Ornela Domi, 1997 – Ornela vazhdon të jetë në kërkim nga policia për vrasjen e Drita Shabës në vitin 1997. Ornela Domi në atë kohë vetëm 16-vjeç, nisi një histori dashurie me djalin e xhaxhait të bashkëshortit të saj.

Vjehrra arriti t’i kapë mat në dhomën e gjumit dhe e tronditur tentoi të dalë jashtë. 15-vjeçari Xhurian Shaba, djali i kunatit të saj me të cilin ishte lidhur nusja e re, e qëllon atë me thikë në kraharor 5 herë duke e lënë të vdekur. Të rinjtë organizuan një skenë grabitje dhe që në atë kohë vazhdojnë të jenë në arrati.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com