Ky që shikoni në foto është Kledian Llaho, prokurori i dhunuar në ambientet e punës në Prokurorinë e Vlorës.
Nga hetimet e para ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës ndërsa bëhet me dije se është arrestuar autori i ngjarjes, Viktor Sherifaj.
Sakaq mësohet se konflikti ka ndodhur përpara dy ditësh në qytetin e Vlorës ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Llaho ka marrë dëmtime në hundë dhe po kurohet në spital.
Bëhet me dije se prokurori i dhunuar ka pasur në shqyrtim një dosje të 50-vjeçarit Viktor Sherifaj, dhe ky i fundit i shoqëruar nga roja është konfliktuar në hyrje me prokurorin.