Pasi vranë nënë e bir dhe i dogjën më pas në banesë, Kasëm Pirjasi dhe Hysnie Hoxhallari ranë në zhurmët e policisë.
Mësohet se nusja e familjes dhe dashnori i saj, të cilin e kishte burrin e kushërirës, kanë dalë sot përpara trupit gjykues ku janë njohur me masën e sigurisë të arrestit me burg.
E sipas prokurorisë pas djegies në banesë të burrit dhe vjehrrës, Hysnie Hoxhallari ka qenë në përgjim për 30 ditë.
Ka qenë pikërisht kjo e fundit që ka zbuluar padashur krimin makabër, nëpërmjet mesazheve që i shkruante te dashurit gjashtë vite më të vogël.
E në një prej sms-vë që shkëmbenin, Hysnia shkruante se: Ç’më bëre, më more në qafë”.
Raportohet se dy të akuzuarit Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirajsi janë paraqitur ne gjyq, ne Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë.
Kasemi nuk ka thënë asnjë fjale ne gjyq, ka qëndruar i heshtur gjithë kohën dhe nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë qeëHysnia, ka thënë se është penduar shumë.
Kurse gjatë seancës, Hysnia këmbënguli në dëshminë e saj se nuk dinte asgjë për vrasjen.
Ajo ka shtuar se pasi Kasemi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën, ai e kishte njoftuar për masakrën e ndërsa ajo ka fshehur vetëm sëpatën.