Loading...

Lajm i trishtë, vdes një nga të plagosurit gjatë grabitjes në Fier. Ja kush ishte

Ka perfunduar me nje bilanc te rende grabitja e te premtes ne nje pike kembimi valutor ne Fier, ku u plagosen dy persona.

Njëri prej tyre ka nderruar jete ne spitalin e Traumes ku ishte sjelle me urgjence dje se ndodhej ne gjendje kritike.

Ai eshte personi qe ndërhyri për të ndalur agresorët të grabisnin exchange.

Mësohet se Agur Vrenozi 53 vjeç nuk ka munduar t’i shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës. Ai ndërhyri për të ndihmuar pronarin e pikës së këmbimit valutor por është qëlluar me armë zjarri në kokë nga grabitësit.

Policia arriti të kapë në kohë rekord autorët e dyshuar, Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj, Dashamir Gergali. Ndërkohë mësohet se pronari i këmbimit valutor, Gëzim Hoxha është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com