[sgmb id=”1″]
Një 57-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Pinet të Ndroqit. Policia e Tiranës bën me dije se është njoftuar përmes një telefonate, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:20, se S.A ishte i pajetë në banesë.
Nga këqyrja në banesë, policia gjeti një pistoletë TT me 1 krehër me 5 fishekë, një fishek në folenë e fishekut, një gëzhojë model “54”. Policia gjeti edhe një letër ku i ndjeri kishte shkruar disa amanete për familjarët.
Duke u bazuar në faktet e mbledhura dhe deklarimet e familjarëve të viktimës, policia thotë se 57-vjeçari ka kryer akt vetëflijimi.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.