Bosi kalabrez erdhi në Shqipëri për të kërkuar falje për vonesën e pagesës. Ja përgjigjja që mori: Nuk jeni as të përpiktë me pagesat dhe as të zotë për të shitur. Ik e puno për veten tënde, do të bësh më shumë para’’.
LEXO ME SHUME KETU
“Shqiptarja.com” publikon bisedën e përgjuar në 12 dhjetor 2016 në Kalabri të Italisë midis bosit të Ndrangheta, Salvatore Pititto dhe të dashurës së tij ukrainases, Oksana Verman. Këtu Salvatore Pititto i rrëfen të dashurës së tij gjithë bisedën që ai ka bërë me Bosin shqiptar të cilin e quante “Shefi”. Gjatë kësaj bisede bie në sy se mafiozi italian sillet si inferior ndaj shqiptarit, madje Bosi Plak i flet me ton kritik, duke i kërkuar llogari për vonesat në pagesa dhe duke i sugjeruar se si duhet të punojë për furnizimin e shitjen e drogës.
Shefi: Si është puna, Salvatore?
Salvatore: Po ja, erdha për të sqaruar, ti na dhe mallin dy herë, ne nuk arritëm me pagesat, nuk duhej të ndodhte kështu…
Shefi: Rri i qetë, këtu je si në shtëpinë tënde, por nuk e prisja këtë nga ju, unë bëra të gjitha ato që më kërkuat dhe ju, asgjë nga ato që kishit thënë. Në fakt, këto duhej t’ia kisha thënë xhaxhait tënd, Palladinos, duhej të kishte ardhur ai këtu të fliste me mua, ti nuk ke gjë në këtë mes. Megjithatë, më bëhet qejfi që ke ardhur
Salvatore: Po ja ndodhi kështu e kështu, mua më vjen turp, por edhe Andrea (Indriti), nipi tuaj në Kalabri, më tha t’ua them gjërat qartë, duhet të shkojmë shpejt tek 1.000
Shefi: Salvatore, thuaji xhaxhait që unë nuk jan lypsar, sepse ju më keni trajtuar si lypsar. Unë iu dërgova 520 mijë euro mall dhe, sipas marrëveshjes, duhej të më jepte 200 mijë euro për kamion, sepse paguaj 500 euro kilen vetëm për transportin që të udhëtoj i qetë. Kurse ju patët guximin të më paguanit 40 mijë dhe 20 pas dy ditësh. Ndërkohë, më kishit thënë se paratë për kamionin do t’i jepnit me të mbërritur mjeti dhe 4-5 ditë më pas, si të shisnit mallin, do të jepnit pjesën tjetër dhe nuk dhatë asgjë.
A e di çfarë, Salvatore? Ti nuk je as hajdut dhe as mashtrues, por xhaxhai yt (Palladino, një anëtar tjetër i klanit mafioz “Ndrangheta” – shënim i redaksisë), në rast se është, pasi nuk është xhaxhai yt, ty të trajton si një lodër. Ata nga Brindizi nuk ekzistojnë më. Ti eja sa herë të duash, merremi vesh; sa herë të vijë kamioni, ti duhet të japësh paratë për transportin. Ti, jo ai (Paladino) bën më shumë se 400, merre jo me 1.300, por me 1.250, më jep paratë e kamionit dhe pastaj, çdo 20 ditë, çdo muaj, atë që arrin të shesësh fute në xhup – tani është dimër – merr vetëm kartmonedha të mëdha – 100, 200, 500 – dhe do të shohësh që nuk do të kesh probleme.
Po të kesh probleme, çoji një mesazh Andreas dhe vimë ne e i marrim dhe ti paguan çdo dy ose tre muaj. Por xhaxhi yt duhet të paguajë sipas asaj që jemi marrë vesh dhe me mua ka marrë fund. A e di sa kam? 9 ton marihuanë të gatshme, por ju nuk jeni në gjendje të bëni atë që premtuat. Nuk jeni as të përpiktë me pagesat dhe as të zotë për të shitur. Ik e puno për veten tënde, do të bësh më shumë para’’.