Loading...

53-vjeçari që ndërhyri të ndihmojë pronarin, në gjendje të rëndë

Një prej të plagosurve gjatë grabitjes që ndodhi sot në Fier është në gjendje kritike për jetën.“BalkanWeb” mëson se Agur Vrenozi ndodhet në reanimacionin e Traumës në Tiranë, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Mësohet se mjekët konstatuar dëmtime të mëdha të strukturës kockore dhe të trurit pasi u plagos me armë zjarri, pasi ai ndërhyri për t’i ofruar ndihmë pronarit të Exchange.

Burime zyrtare nga policia e Fierit thanë se Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali, akuzohet se qëlluar me armë zjarri gjatë grabitjes dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i pikës së këmbimit valutor, shtetasi Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe shtetasi Agur Vrenozi, 53 vjeç, i cili ndodhej pranë kësaj pike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com