Pas nje ndjekeje si ne filma, Policia e Shtetit ben me dije se gjate ndjekies ka kapur autorin e dyte te grabitjes se sotme ne Fier, nderkohe qe vetem pak kohe me pas prangosi edhe autorin e trete.
NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE
Polica në kohë rekord kap 3 autorët e plagosjes së dy shtetasve gjatë vjedhjes së një pike të këmbimit valutor.
Në ndjekje nga policia kapet në lumin pranë fshatit Baltëz njëri prej autorëve i cili për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumë.
Autori i dytë kapet te ura e Baltëzës.
Gjithashtu kapet autori i tretë i cili ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.
Arrestohen në flagrancë shtetasit:
Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.
Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë.
Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.
Arrestim i tyre u bë pasi në datën 02.03.2018, rreth orës 10:55 në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.
Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i exchange, shtetssi G.H, 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, shtetasi A.V, 53 vjeç.
Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG ( dyshohen të jenë të falsifikuara).
Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë.
Policia kap njërin prej autorëve i cili në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.
Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz.
Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grabitën exchange/ Plagosën pronarin dhe një tjetër, kapen tre autorët (emra dhe detaje)
Me heret u identifikua edhe pronari i pikes se kembimit valutor dhe personi tjeter qe mbeten te plagosur teksa disa persona grabiten piken e exchange.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme ne piken e kembimit valutor, perballe gjimnazit ‘Janaq Kilica’, ne mes te Fierit.
Sipas te dhenave te para mesohet se i plagosur mbeti shtetasi Gëzim Hoxha, 64-vjec, pronari i pikes se kembimit valutor dhe Agur Vrenozi 53-vjec qe nderhyri ne kohen e grabitjes.
Raportohet se Vrenozi eshte transportuar ne Tirane per ndihme te specializuar.
ARRESTIMI I AUTORIT TE PARE PAS NDJEKJES SI NE FILMA
Sipas njoftimit te policise se Shtetit, Policia e Fierit ne kohe rekord ka kapur njerin prej autoreve, pas ndjekjes policore.
Policia u vu në ndjekje të autorëve dhe arrestoi vetëm njërin prej tyre në fshatin Baltës, Denis Fyraj nga Vlora.
Sipas te dhenave te policise, ai braktisi makinën duke u hedhur në lumë, per te kaluar ne anen tjeter. Policia e ka ndjekur dhe e ka kapur.
Eshte bllokuar gjithashtu edhe nje cante me leke qe kane grabitur. Policia edhe vene ne ndjekje te autorit te dyte, qe e ka arrestuar pak kohe me pas. Ai eshte Lulëzim Demiraj po nga Vlora. Nderkohe qe ne pranga eshte vene autori i trete, i cili ka ndihmuar dy grabitesit duke i pritur ne makine.
Policia thote se makina me te cilen ata u larguan pas grabitjes i ka targat e falsifikuara.