Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.
Një e moshuar 80-vjeçare është hedhur nga kati i 10-të i pallatit ku banonte e për pasojë ka gjetur vdekjen.
“Në datë 02.03.2018, rreth orës 05:50, në lagjen “Kastriot” Fier, është hedhur nga kati i 10_të i pallatit ku banonte dhe ka gjetur vdekjen shtetesja I.M, rreth 80 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e sklerozës.
Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron paraprakisht policia.