Loading...

Kushtuar Radhimës së bukur – Nga Naile Lameborshi. (Poetët e krahinës)

Nga Naile Lameborshi.

RADHIMA

Je vërtet e bukur ??
A më dukesh mua ??
Mali, fusha, deti
Ullinjtë radhua

Për ty kush s’punon
Plaku dhe I riu
Studentët me radhe
Jugu e veriu.

Nga qytet I Vlorës
Anë edhe mbanë
Vijnë punëtori
Me dhjetëra urbanë.

Dora e njeriut
Plak edhe I ri
Të bëri RADHIMË
Jeshil me ulli.

Dhe në cdo sistem
Në cdo qeveri
Ti Radhima ime
Shumë begati.

Lum kush pruri cupën
Kush bëri krushqi
Radhim edukata
Me qytetari.

S’të del kush përpara
Shkollë dhe kulturë
Njihesh si e tillë
Në gjith Shqipërinë
Po dhe jasht kufirit
Flasin për tët bir

Vreshti yt I ëmbël
Që ëmëlson dejtë
Si ke popullsinë
Si je edhe vetë.

Agrumet e verdha
M pleksur me ulli
Hajde moj Radhimë
Burim mirësi.

Po lokalet radhë
Me arkitekturë
Dora e njeriut
Ta shton bukurinë

Po ty të pa zoti
Deti si kristal
Ishull dhe gadishull
Që I ke përball
Bukuri e rrallë.

Më thuaj Radhimë
C’kërkon më nga ZOTI ??
— nuk dua gjë tjetër
As sot as që moti.

  • Po kam Vec një plagë
    Kam një amanet
    Rënduan mbi mua
    Ligjet për ibret
    Pse kështu o shtet? ?

Pse më prishët vreshtin
Kapital I rëndë
Më dogjën Agrumet
Rrënjë e më rrënjë

Më dogjën ullirin
Vite shekullorë
S’ishin prekur kurrë
Pse more të gjorë

Vënde Vënde dukem
Nuse pa kurorë
Më mbuloi ferra
Pse s’më vini dorë ??

Shtohen dit për ditë
Makina avjonë
Më bëjnë pazare
Shumë më lakmojnë

Un jam shum e trëmbur
Dhe jam e fiksuar
KTHEU MOJ RINI
BOLL NË VËNË TË HUAJ.

shkruan për ty moj Radhimë
Që të gjith ata që dinë
Zenel Haiti për shekujt
Nekiu për historinë
Alketit Rama I spikatur
Nailea cilësinë
Selman lameborshi nga Moska
Për mallin tënd moj Radhimë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com