Loading...

Alarm i kuq në Angli, “Emma” takon “Bishën nga Lindja”

Britania e Madhe dhe veçanërisht Anglia vazhdon te jetë e mbërthyer nga moti i keq me dëborë dhe temperatura nën zero gradë.

Ditën e sotme janë thirrur edhe Forcat e Armatosura për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të bllokuar nga dëbora.

Në Angli është dhënë alarmi i kuq për shkak të motit të keq, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuar në rrugë për më shumë se 13 orë.

Ndërkohë në Glasgou të Skocisë mbyllja e aeroportit ka bërë që pasagjerët të qëndrojnë për orë të tëra në pritje, ndërsa u janë ofruar edhe batanije dhe ndihma të tjera.

Stuhia “Emma”, që vjen nga Atlantiku, po përplaset me masën e të ftohtit ekstrem që vjen nga Siberia, e quajtur si “Bisha nga Lindja, duke vazhduar reshjet e dëborës dhe temperaturat ekstreme që shkojnë deri në -16 gradë celsius.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com